Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - TREPÇA '89

Prishtina s’gabon, merr vendin e dytë

Prishtina s’gabon, merr vendin e dytë


28 April, 2021 @16:56

Pas fitores ndaj Dritës në fundjavë, sot Prishtina e shënoi edhe një fitore mjaft të rëndësishme në luftën për titullin kampion.

Sot skuadra kryeqytetase triumfoi 3-1 (Endrit Krasniqi 47’, Leotrim Kryeziu 67’ 76’ / Arbnor Muja (P) 72’) ndaj Trepçës ‘89 në “Fadil Vokrri”.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e rastin më të mirë për shënim në këtë pjesë e kishte Besnik Krasniqi i Prishtinës, i cili gaboi nga pika e bardhë në minutën e 35’ të ndeshjes. Gjuajtja e tij nga 11-metërshi u prit nga portieri mitrovicas Ardit Hyseni.

TABELA AKTUALE

E goli i parë prishtinas erdhi me të filluar pjesa e dytë. Dy Krasniqasit, Besniku e Endriti, kombinuan mes vete e ky i fundit e gjeti rrjetën (47’).

Rreth 20 minuta më vonë, Prishtina shënoi përsëri. I asistuar nga Gauthier Mankenda, Leotrim Kryeziu e gjeti rrjetën për 2-0.

Më pas, ishin mitrovicasit ata që shënuan, kur Arbnor Muja u tregua i saktë nga pika e bardhë për 2-1 (72’), mirëpo reagimi prishtinas ishte i shpejt. Golshënuesi i golit të dytë, Leotrim Kryeziu, në minutën e 76’ e shënoi edhe golin e tretë për Prishtinën. dhe e vulosi fitoren me rezultat 3-1. Kësaj radhe asistues ishte Endrit Krasniqi.

Fitorja e shënuar sot bën që Prishtina të ngjitet në vendin e dytë, pasi që Drita gaboi ndaj Besës sot, kurse Trepça ‘89 pas këtij rezultati bie në vendin që dërgon në barazh.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga