MESFUSHORI MITROVICAS NË KRYEQYTET

Prishtina siguron Ardian Mujën
16 June, 2023 @12:25
Njëri ndër lojtarët më të dalluar të Trepçës’89 në stinorin që e lamë pas, Ardian Muja, është bërë lojtar i ri i Prishtinës. Bardhekaltërit nga kryeqyteti kanë bërë të ditur se Muja 25-vjeç që së fundi ka qenë kapiten i mitrovicasve që ranë nga elita, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prishtinas. Borozani.com
“Nuk e pata të vështirë fare të pranoja ofertën “bardhekaltër”. Realisht Prishtina është klubi më i madh në Kosovë. Normalisht e ndjej vetën të gatshëm të marrë mbi supe skuadrën dhe të jap më të mirën, të jap maksimumin dhe pse jo të rikthejmë edhe titullin e kampionit në kryeqendër”. - ka shkruar Prishtina në njoftim.
Përndryshe, Muja ka shënuar pesë gola e një asistim në stinorin e fundit me Trepçën’89 në Superligë, ndërsa ka luajtur 25 ndeshje në elitë.◼️