DUELI I MBETUR

Foto: fcprishtina/fb
Prishtina-Trepça’89 luajnë nesër ndeshjen e mbetur
1 November, 2022 @11:08
Përballja e mbetur e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës’89 që ishte shtyer në atë kohë, është paraparë të zhvillohet nesër dhe atë me fillim prej orës 18:00, kanë bërë të ditur të dyja klubet.
Dueli Prishtina-Trepça’89 do të luhet pasditen e nesërme, ndërsa ndeshja nis në ora 18:00 në Fadil Vokrri të kryeqytetit. Në xhiron e fundit të luajtur Prishtina mposhti Llapin 2-0 në shtëpi, ndërsa mitrovicasit u mposhtën thellë nga Malisheva në Liman Gegaj 4-0.
Aktualisht, para ndeshjes së nesërme [02.11.2022] ]Prishtina është e katërta në renditjen tabelare të Superligës me 21 pikë nga 12 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Trepça’89 është e nënta (e parafundit) në renditje me 11 pikë!