PRISHTINA
Prishtinës i bashkohen kongolezët
14 March, 2016 @17:55
Tre nga shtatë futbollistët e paraqitur për regjistrim në FFK nga skuadra e Prishtinës, sot janë paraqitur për herë të parë në seancën stërvitore të bardhekaltërve.
Fjala është për Pavlie Mulaba, Landry Yonga Yoka dhe Igue Imama Ifeme, të cilët tashmë do të jenë në dispozicion të trajnerit Sami Sermaxhaj.
Klubi nga kryeqyteti gjithashtu ka bërë të ditur se shumë shpejtë pritet të arrijnë edhe dy të huajt e tjerë, kongolezi Gauthier Mankenda dhe ganezi, Basit Abdul Khalid.