PARIS
Largohet Zlatan, përveç nëse…
13 March, 2016 @19:37
Pas fitores së thellë ndaj Troyesit, fitore e cila i shpalli matematikisht kampion, skuadra e PSG-së ka kuptuar lajmin që nga sezoni i ardhshëm do të ketë një yll më pak në skuadër. Bëhet fjalë për suedezin Zlatan Ibrahimoviç, i cili pas ndeshjes deklaroi:
“Kam edhe një muaj e gjysëm këtu, por do të largohem. Në fund të sezonit do të largohem nga Parisi. Dua të ndërroj ambient.Do të qëndroj në Paris vetëm nëse Kulla e Eiffell-it zëvendësohet me statujën time.”’ - deklaroi Zlatan për Eurosport pas ndeshjes në të cilën shënoi 4 gola.