ZVICËR
Tarashaj shënon në fitore
13 March, 2016 @18:12
Dueli i dy skuadrave me futbollistë shqiptarë, ka përfunduar me fitoren e skuadrës së Grasshopperit me rezultat 4-2.
Kontribut në fitoren e Grasshopperit dha edhe Shani Tarashaj i cili shënoi njërin prej golave të skuadrës së tij, duke e rritur kështu në 11 numrin e tij të golave të shënuara në kampionatin zviceran.
Tarashaj në këtë ndeshje luajti përkrah sulmuesit të ri shqiptar, Florian Kamberi, derisa Alban Pnishi e Mërgim Brahimi nuk kishin rast të inkuadrohen në lojë, dhe ndeshjen e përcjellën nga banka rezervë.
Në anën tjetër, trajneri i Zurichun, Sami Hyppia, i dha rast për 90 minuta mesfushori të kombëtares shqiptare, Burim Kukelit.