VEDAT MURIQI
Përsëri Muriqi
13 March, 2016 @17:52
Vedat Muriqi nuk po heq dorë nga lufta për këpucën e artë në Ligën e Parë të Turqisë.
Futbollisti nga Prizreni sot ka shënuar golin e tij të 14 në kampionat, megjithëse goli i tij nuk ka qenë i mjaftueshëm që skuadra e tij t’i shmanget humbjes, pasi u mposht me rezultat 2-1 nga skuadra Yeni Malatyaspor.
Muriqi aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat me 14 gola të shënuara, ndërsa para tij është vetëm afrikani i skuadrës Demirspor, Mickael Pote, që ka tre gola më shumë.