FERONIKELI - GJILANI

Progni nga penalltia, Gjilani me pikët e plota
29 August, 2021 @19:25
Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore në Drenas, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 0-1 [Gerhard Progni 66’p].
Gjilani gjatë tërë ndeshjes dominoi në fushë por goli erdhi vetëm në minutën e 66’.
Gerhard Progni nuk gaboi nga pika e bardhë dhe ia solli fitoren Gjilanit.
Në minutën e tretë shtesë u ndëshkua Useini me karton të kuq te Gjilani.
Gjilani me 4 pikë ngritet në pozitën e katërt, kurse Feronikeli është skuadra e vetme me 0 pikë dhe gjendet në pozitën e fundit.
Në xhiron tjetër Gjilani e pret Dukagjinin, kurse Feronikeli takohet me Llapin.