Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLANET E RIFILLIMIT

“Projekti Restart” gati në PremierLigë

“Projekti Restart” gati në PremierLigë


27 April, 2020 @22:11

Planet për të vazhduar kampionatin e ndërprerë në Premier Ligë të Anglisë kanë marrë emrin Projekti Restart, bën të ditur BBC Sport.

Arsenal, Brighton dhe West Ham kanë hapur qendrat stërvitore për lojtarët që të nisin përgatitjet individuale të hënën.

Liga shpreson që të nis më 8 qershor dhe të përfundojë stinorin 19/20 në korrik, ashtu që të jetë në përputhje të plotë me planet e UEFA-së për garat evropiane.

Stërvitjet ekipore pritet të nisin më 18 maj. Ekipet nga PremierLiga do të takohen të premten për të diskutuar të gjitha mundësitë për vazhdim të stinorit.

“Personalisht kam qenë në bisedime me Premier Ligën për të parë opcionet e vazhdimit të stinorit, për t’ia dhënë përkrahjen e duhur komunitetit futbollistik,” ka thënë Oliver Dowden, ministër i Kulturës në parlament gjatë pyetjeve për Deparatamentin Digjital, Kulturor, Medial dhe të Sportit.

“Natyrisht të gjitha këto do të duhet të jenë në pajtim me rregullat dhe respektimin e udhëzimeve për mbrojtje të shëndetit,” ka shtuar ai.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League