KOSOVA
Pse s’luajti Mërgim Brahimi?
4 June, 2016 @14:04
Njëri ndër mesfushorët më të dalluar të përfaqëuseses së Kosovës, Mërgim Brahimi, nuk është paraqitur fare në miqësoren Kosova - Ishujt Faroe.
Bile, ai nuk ishte i paraqitur në letrën e protokolit zyrtar të ndeshjes.
“Jam ende i regjistruar te Zvicra dhe drejtuesit e FFK-së më thanë që nuk kam leje nga FIFA për të luajtur për Kosovën. Nuk është diçka që zgjat shumë, por pa leje s’mund të luaj,” ka thënë Brahimi për Kohën Ditore, duke bërë të ditur arsyet e mosparaqitjes së tij.
Brahimi ka luajtur për Shqipërinë, por edhe për Zvicrën dhe për të luajtur tani për Kosovën i duhet leje nga FIFA, që ende nuk është marrë, përkundër se lojtari këto ditë ka qenë i rregullt në stërvitje me Kosovën nën urdhërat e Albert Bunjakit.
Kosova mposhti 2-0 Ishujt Faroe dje.