KOSOVA

Publikohet lista e Challandes, mungesa dhe emra të rinjë
25 May, 2021 @20:55
Është publikuar lista e Bernard Challandes për miqësoret e muajit qershorit.
Më 1 qershor, Kosova do të luajë në “Fadil Vokrri” kundër San Marinos, e më 4 qershor do të luajë me Maltën në Klagenfurt të Austrisë.
Në listën e të ftuarve nga Bernard Challandes për këto ndeshje, mungojnë emrat Benjamin Kololli e Florent Muslija, ndërkohë që nuk janë ftuar as Mirlind Daku e Bernard Berisha. Ndonëse ndodhet në Kosovë, Valon Berisha është i lënduar dhe gjithashtu mungon.
Lista gjithashtu përmban emra të rinjë, që do të kenë mundësi të luajnë për herë të parë me Kosovën.
Më poshtë është paraqitur lista e të plotë e të ftuarve: