PRIZREN
Punimet vazhdojnë në “Përparim Thaçi”
13 November, 2021 @19:14
Stadiumi i Lirisë Përparim Thaçi ende është nën punime, ndërsa pamjet që po i shihni janë të sotme, 13 nëntor, ku shihet se tapeti i ri i barit artificial është shtruar, ndërsa makinat po qarkullonin në fushë duke kryer punimet.
KF Liria prej se ka larguar barin natyral nga stadiumi dhe e ka zëvendësuar atë me artifical, asnjëherë nuk ka arritur që të jetë rehat, ndërsa në kohë të fundit gjendja e tapetit ka qenë e tmerrshme për secilin futbollist që ka dalë në fushë.
Së fundi, me ndihmën e ardhur nga FFK-ja, KF Liria dhe disa skuadra tjera po shtrojnë tapet të ri, me bar artificial.
Kujtojmë, FFK në vitin e kaluar kishte deklaruar se sezoni 2021/22 në Superligë do të luhet në terrene me bar natyral - por kjo gjë nuk po ndodh. E në anën tjetër, skuadrat e Ligës së Parë, po vazhdojnë shtrimin e barit artificial në terrenet e tyre, kurse ato të Superligës nuk janë duke renovuar fushat. FFK në anën tjetër, ka anashkaluar kërkesën e vetë!