Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Qëndrim Gashi kalon te A&N

Qëndrim Gashi kalon te A&N


19 July, 2022 @23:12

Sulmuesi 27-vjeçar, që ka bërë karrierë në disa skuadra të Kosovës, Qëndrim Gashi, i është rikthyer qytetit të Prizrenit, por në klubin e A&N-së.

A&N ka zyrtarizuar ardhjen e Gashit sot, ndërsa ka bërë të ditur se lojtari ka shprehur kënaqësinë për t’i ndihmuar ekipit që të arrijë synimet.

Kujtojmë, Gashi ka qenë pjesë e Lirisë, Vushtrrisë, ndërsa së fundi ka luajtur për Phoenixin (ish-Onix). Ai ka qenë pjesë edhe e Kosovës për gjeneratat U17, U19 dhe U21.

“Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje me A&N. Shpresojmë dhe do të punojmë të bashkuar për ta dërguar klubin aty ku e ka vendin,” është shprehur Qëndrimi, derisa ekipi në fjalë ka bërë të ditur se shpejt ai do të prezantohet edhe me fanellën e skuadrës.

A&N është treguar mjaft aktive në tregun veror të përforcimeve për edicionin që vjen, duke shtuar në skuadër Altin Sylejmanin, Afrim Ademin, Noumoufa Diarranë, Zgjim Mustafën - derisa pas një ndarjeje të shkurtë, kanë rikthyer edhe trajnerin Petrit Rushiti në ekip.

A&N në pjesën e fundit të stinorit të kaluar u drejtua përkohshëm nga trajneri prizrenas, Denis Isaja.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë