Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Rahman Kiçe kryetar i FC Liria

Rahman Kiçe, djathtas, gjatë një vizite të mëhershme në Prizren, në stadiumin "Përparim Thaçi"

Rahman Kiçe kryetar i FC Liria


15 April, 2022 @13:33

Disa orë pas shpalljes publike të fituesit që mori në menaxhim klubin e Lirisë së Prizrenit, kompania që drejton fituesi, KA-Sportmanagement, ka bërë të ditur publikisht se kryetar i ri i klubit FC Liria është Rahman Kiçe.

“Ka përfunduar tani tenderi i privatizimit të klubit FC Liria, klubi më i vjetër në Kosovë. Nga sot u bëra president i klubit FC Liria dhe pronar i FC Liria Sh. P. K. Shpresojmë se do ta sjellim klubin tonë në vendin që e meriton sa më shpejt,” ka shkruar njoftimi aty.

Kiçe është me origjinë nga qyteti i Prizrenit, ndërsa përmes një kërkimi në internet kuptohet se ai është edhe pronar i KA-Sportmanagement që bën menaxhimin e futbollistëve, ku mes të cilëve ka në pronësi disa nga futbollistë të kombëtares dhe vepron në Turqi e Gjermani.

Përndryshe Liria është në pozitën e dytë aktualisht në Ligë të Parë Grupi A të Kosovës. Të shtunën më 16 prill, Liria ndeshet me Phoenixin në Përparim Thaçi, me fillim prej orës 14:00 në atë që mund të quhet edhe ndeshje prej më të rëndësishmeve lidhur me kapjen e pozitës së dytë, që dërgon drejt barazhit të Superligës.

Liria, tashmë tri sezone po militon në Ligë të Parë të Kosovës, ndërsa nga Superliga kishte rënë në sezonin 2018/19.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë