Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCIMET PËR PRANVERË

Rahoveci prezanton përforcimet

Ardit Gashi, duke festuar me ish-ekipin e tij, Vjosa/ TOPSPORT/ DS

Rahoveci prezanton përforcimet


1 February, 2023 @14:58

Rahoveci, që ka kryer pjesën vjeshtore të stinorit në Ligën e Parë Grupi A në pozitë të tretë të renditjes, ka prezantuar gjatë ditës së djeshme të gjitha përforcimet e bëra për pjesën pranverore të stinorit.

Ekipi i vreshtarëve, që ka kryer vjeshtën me 25 pikë nga 14 ndeshje, 3 më pak sesa lideri Feronikeli’74, ka shtuar në skuadër dy sulmues, dy mesfushor dhe një mbrojtës, ka bërë të ditur klubi.

Ardit Gashi @ Rahoveci

Skuadra e drejtuar nga Senad Alirifa do të tentojë të arrijë rezultate sa më të mira në pranverë, për të prekur Superligën, të cilën e kërkojnë edhe disa ekipe tjera.

FUTBOLLSITËT E ARDHUR TE RAHOVECI:

Ardit Gashi - qendërsulmues shtatëgjatë, që vjen nga Vjosa e Shtimes, Liga e Parë Grupi B.
Egzon Shtavica - mesfushori i rikthyer në klub, pas lëndimit të rëndë që kishte dhe mbeti jashtë fushave për më se një vit.
Ermal Krasniqi - sulmues që vjen nga ekipi Anadrini.
Sinan Gegollaj - mbrojtës, që vjen nga ekipi i Trepçës, Liga e Parë Grupi A.
Bleart Buzhala - mesfushor që koordinon lojën, vjen nga Phoenixi, Liga e Parë Grupi A.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë