Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Ramadani: Eurogoli vendosi fatin e takimit

Ramadani: Eurogoli vendosi fatin e takimit


9 February, 2021 @20:01

Skuadra e Prishtinës e mposhti Dritën me rezulta 1-0 dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Trajneri i skuadrës prishtinase, Zekirija Ramadani, pas ndeshjes ka thënë se eurogoli i Lorik Boshjnakut vendosi fatin e takimit.

Patjetër që prisja ndeshje të vështirë, e dinim që e kishim përballë kampionët aktual me të cilët ishim ndeshur edhe në Superkupë.

Dy skuadrat u treguam shumë të kujdesshme dhe një moment dhe një eurogol i kapitenit vendosi gjithçka.

I uroj futbollistët për angazhimin maksimal gjatë 120-minutave, sepse me të vërtet mendoj se ishte fitore e merituar. Gjithsesi kishim raste që nuk i konkretizuam, por ja që një eurogol vendosi fatin e takimit.”

Prishtina me këtë fitore kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa kujtojmë që Prishtina e mposhti Dritën edhe pak javë më parë në ndeshjen e luajtur në kuadër të Superkupës në Turqi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga