Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani zbulon se çka i tha lojtarëve të tij para derbit me Ballkanin

Ramadani zbulon se çka i tha lojtarëve të tij para derbit me Ballkanin


4 April, 2021 @17:49

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, pas ndeshjes derbi me Ballkanin ku skuadra e tij fitoi me rezultat minimal 0-1, zbuloi fjalët të cilët i ka thënë lojtarëve të tij para ndeshjes.

RAPORTI I NDESHJES

“Ishim të përgatitur për një derbi të vërtetë, i cili edhe ashtu doli të jetë. Bëmë një luftë sportive në mesfushë, ku u përpoqëm ta fitojmë mesfushën për ta mposhtur Ballkanin, që mendoj se edhe e arritëm qëllimin. I thash edhe futbollistëve para ndeshjes që ne duhet të luftojmë për të shënuar një gol dhe ai gol mund të jetë për një barazim ose për një fitore. Doli që një autogol të jetë i mjaftueshëm për fitore. Morëm mësim edhe nga takimi i fundit këtu në Suharekë, ku kishim avantazhin deri në minutat e fundit. Sot mendoj që menaxhuam mirë rezultatin, i uroj futbollistëve për angazhimin, për fitoren dhe ndoshta ajo ndeshje kundër Gjilanit ishte vetëm një ditë që nuk ishte fati në anën tonë”, tha Ramadani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga