Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË KRYEQYTET

Ramiz Sadiku ndalë serinë e fitoreve të Ulpianës

Ramiz Sadiku ndalë serinë e fitoreve të Ulpianës


11 March, 2023 @19:01

Seria prej tre fitoreve radhazi e Ulpianës është ndalur sot, pa u bërë e katërta me radhë prej se nisi pjesa pranverore e stinorit në Ligë të Parë.

Ekipi i Emin Bajramit është ndalur në kryeqytet sot, ku ka barazuar me Ramiz Sadikun, 1-1. Barazimi ka bërë që Ulpiana të mbetet ndjekëse e lideres Fushë Kosova, ndërkaq Ramiz Sadiku ka marrë pikë të rëndësishme në luftë për mbijetesë në Grupin B të Ligës së Parë, pas përfundimtares: Ramiz Sadiku 1-1 Ulpiana [Erduan Ibrahimi - Urim Statovci].

Pas 18 ndeshjesh, Ulpiana është e dyta me 37 pikë, 2 më pak se Fushë Kosova lidere e grupit, ndërsa Ramiz Sadiku i teti me 16 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë