EURO 2016
Raporti i UEFA-së për Shqipërinë
31 March, 2016 @18:26
Në një artikull të publikuar nga faqja zyrtare e UEFA-së sot, është përshkruar gjendja e kombëtares shqiptare, miqësoret e fundit dhe problemet e ndryshme që ka skuadra.
MIQËSORET
Skuadra e Gianni De Biasit humbi ndaj Austrisë me rezultat 2-1 në ndeshjen e luajtur në Vienë. Dy golat e pësuara në fillim të takimit ndikuan që ndeshja të mbyllej me humbje, me Shqipërinë që nuk mundi të bënte më tepër se një gol në pjesën e dytë. Për më tepër, gjërat u komplikuan edhe nga kartoni i kuq i Ergys Kaçes.
Miqësorja e dytë ndaj Luksemburgut u fitua me rezultat 0-2, fitore e cila ngrit moralin në skuadër pas humbjes me Austrinë.
ATO QË RANË NË SY:
1. Shqipëria vazhdon të ketë probleme në sulm. Mungesa e golave është evidente. U nevojiten 63 minuta që të shënohej ndaj Luksemburgut me 10 lojtarë.
2. Ende është e vështirë të parashikohet se cilët do të jenë lojtarët startues në Euro2016. Duket se vendin e siguruar e ka vetëm Etrit Berisha në portë.
3. Në të dyja ndeshjet miqësore Shqipëria pati përmirësim të dukshëm në pjesën e dytë. Pjesa e parë është shqetësuese, gjërat përmirësohen në të dytën.
NË PIKËPYETJE JANË:
1. Milot Rashica mbush 20 vjet këtë qershor. A është ai i gatshëm që të jetë pjesë e skuadrës dhe a mund të krijohet skuadra rreth tij? Nëse jo tani, në të ardhmen sigurisht!
2. Sokol Cikalleshi me shumë gjasa do të jetë sulmuesi i vetëm i Shqipërisë në ndeshjet e Euro2016. Mirëpo, a është një sulmues i cili ende nuk ka asnjë gol në gara zyrtare me Shqipërinë i denjë t’a drejtojë vijën e sulmit në Francë?
3. A është mjaftueshëm e mirë kjo mbrojtje e Shqipërisë që t’i përmirësojë gabimet që ndodhen me Austrinë? Franca, Zvicra e Rumania do të tentojnë t’i shfyrtëzojnë maksimalisht gabimet e tilla.
MEDIAT:
“Ne shënuam dy gola, mirëpo patëm probleme në realizimin e tyre. Nuk arritëm të shënojmë ndaj Luksemburgut në pjesën e parë kur ata ishin me 11 lojtarë. Duhet të përmirësohemi para Evropianit sepse ndaj skuadrave të mëdha nuk mund të kualifikohesh pa shënuar.” - deklaroi Ledio Pano, analist i futbollit në Shqipëri.