MARRËVESHJE!
Talentët e Lirisë te Dinamo Zagrebi
30 March, 2016 @18:18
Kryetari i Lirisë, Mirsad Çollaku, sot ka mbajtur një takim me drejtorin e shkollës së futbollit të Dinamos së Zagrebit, Marian Vlak.
Sipas postimit të Çollakut në Facebook është kuptuar se Liria dhe Dinamo do të lidhin një marrëveshje për hapjen e dyerve të talentëve kosovarë, e posaçërisht të Lirisë, që është edhe objektiv i klubit.
Në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe ish-futbollistët Ardian Kozniku e Uliks Emra.