Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED - WEST HAM

Rashford në frymën e fundit, United fiton

Foto: Premier League

Rashford në frymën e fundit, United fiton


22 January, 2022 @17:54

Në mënyrë dramatike u mbyll ndeshja e sotme mes Manchester United dhe West Ham United në “Old Trafford”! Në fund fitores iu gëzua skuadra vendase, e cila shënoi fitore me gol të shënuar në “frymën e fundit”.

Përkundër dominimit të Unitedit në posedim të topit, pjesa e parë nuk dhuroi shumë raste serioze për shënim dhe u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, United e shtoi intesitetin e lojës dhe e kërkoi edhe më tepër golin, por goli vonoi deri në sekondat e fundit të ndeshjes.

Pak sekonda pa u mbyllur ndeshja, zëvendësuesit Cavani e Rashford kombinuan mes vete, e ky i fundit e çoi topin në rrjetë, për t’ia fituar kështu vendasve ndeshjen me rezultat 1-0.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme në luftën për top-katër për United, kurse West Hami bën një hap prapa në luftën për këtë pozitë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League