GALATASARAY

Foto: Galatasaray/ fb
Rashica 90-minuta në fitore
2 April, 2023 @0:22
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka qenë pjesë e ekipit startues të Galatasarayit në përballje ndaj Adanademirsporit, ndërsa ekipi nga Stambolli ka shënuar fitore me rezultat 2-0, me golat e shënuar vonë në ndesdhje, kur zëvendësuesit Fredrik Midtsjo (86’) dhe Nicolo Zaniolo (90’+8) siguruan tri pikë të reja për liderin e Superligës turke.
Rashica luajti 90-minuta në këtë ndeshje, ndërsa Galatasarayi me 26 ndeshje të zhvilluara ka 9 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë Fenerbahçe, që ka 54 pikë dhe dy ndeshje më pak të luajtura.
86' GOL Midtsjo
— gol_burada (@gol_burada_1) April 1, 2023
Galatasaray 1:0 Adana Demirspor
MAÇ LİNKİ VE ANLIK GOLLER İÇİN TAKİP @gol_burada pic.twitter.com/bGV3meLZ1d