SHQIP NË BOTË

Rashica i plotë pas një kohe të gjatë
13 February, 2021 @19:21
Pas gati tre muajsh, futbollisti kosovar Milot Rashica, ka bërë paraqitje të plotë në Bundesligë me skuadrën e tij Werder Bremen.
Rashica ka luajtur përgjatë 90 minuta në barazimin pa gola me Freiburgun.
Vushtrriasi nuk ka pasur paraqitje 90 minutësh që nga data 21 nëntor të vitit 2020, ndërsa për këtë shkaktar ka qenë edhe lëndimi që e ka lënë atë për një kohë jashtë fushave të blerta.