MILOT RASHICA
Rashica ndërron numrin
24 June, 2016 @18:37
Milot Rashica në stinorin e ri pritet ta bartë një tjetër numër në shpinën e tij.
Futbollisti nga Vushtrria në stinorin e kaluar me Vitessen e kishte në pronësi fanellën me numër 26, ndërsa atë tani pritet ta zëvendësojë me numrin 7, të cilin e kishte i huazuari nga Chelsea, Isaiah Brown.
Me këtë ndryshim edhe skuadra holandeze synon që ta rrit numrin e shitjes së fanellave me emrin e Rashicës, që tashmë është shndërruar në njërin prej lojtarëve më të preferuar nga tifozët.
Rashica numrin 7 e ka bartur edhe kur ka luajtur në Kosovë për skuadrën e Vushtrrisë, atëherë me emrin Llamkos Kosova.