MEDIA
Hysaj 100% i Napolit
24 June, 2016 @16:37
Zërave rreth largimit të mundshëm të Elseid Hysajt nga Napoli, i ka dhënë fund menaxheri i futbollistit, Mario Giuffredi.
Duke folur për Tuttomercatoweb, Giuffredi tha se Hysaj 100% do të mbetet në Napoli.
“Jam i bindur se renovimi do të vijë në kohën e duhur. 100% do të mbetet në Napoli. Po flasim për kontratë të re dhe ajo duhet të jetë e përshtatshme për vlerën e një lojtar. Ne nuk po nxitojmë dhe po punojmë me shumë qetësi,” ka thënë Giuffredi.
Për Hysajn, sidomos pas paraqitjeve të mira në Kampionatin Europian me Shqipërinë, janë rritur interesimet për të, ndërsa emri i tij është përmendur madje edhe me Barcelonën e Arsenalin.
Hysaj ka kontratë deri në vitin 2020 me Napolin, mirëpo rinovimi i saj për ta joshur më shumë lojtarin duket e pashmangshme për Napolin nëse dëshiron që edhe më tej ta mbajë atë në skuadër.