CAS
Galatasaray përfundimisht jashtë Europës
24 June, 2016 @10:11
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka refuzuar reagimin e skuadrës turke Galatasaray për suspendimin e saj nga garat europiane.
Galatasaray ishte suspenduar për shkak të mos përmbushjes së kritereve financiare të Fair-Playit, me ç‘rast nuk do të mund të garojë për një vjet në garat europiane.
Në vend të Galatasarayit, sivjet në Europa League do të garojë skuadra Osmanlispor.