ZYRTARE

Foto: Sky Sports
Tottenhami fillon përforcimet
23 June, 2016 @23:33
Vjen përforcimi i parë i Tottenham Hotspur. Përmes një komunikimi zyrtar, londinezët kanë njoftuar opinionin me transferimin e mesfushorit kenian, Victor Wanyama.
Wanyama ishte pjesë e skuadrës së Southamptonit nga viti 2013 dhe në Angli u transferua pikërisht nga Mauricio Pochettino, atë kohë trajner i Southamptonit ndërsa tani trajner i Tottenhamit.
Bashkimi i Wanyamas me Pochettinon u arrit për shumën e afro 10 milionë funteve, ndërsa lojtari në fjalë u shpreh tejet i lumtur për transferimin.