TREPÇA '89
11 nënshkrime te ‘89-shi
23 June, 2016 @16:35
Skuadra e Trepçës ‘89 ka arritur marrëveshje për të vazhduar kontratat me 11 futbollistë, të cilët edhe në edicionin 2015/16 kanë qenë pjesë e mitrovicasve.
Bledar Hajdini, Enes Çitaku, Leutrim Troshupa, Bujar Idrizi, Arbër Potoku, Shpëtim Idrizi, Diar Mustafa, Diar Pepiqi, Ylber Maloku, Florent Hasani dhe Pleurat Hajdini, janë futbollistët që nënshkruan edhe për një vjet me Trepçën ‘89.
Përveç tyre, në bisedime janë edhe Edmond Turku dhe Gentian Mazrekaj, derisa drejtuesit e klubit ende mbeten të pavendosur për katër futbollistët nigerianë.
Drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar që shumë shpejtë skuadrës do t’i bashkohen edhe përforcimet e reja.
Nga skuadra deri më tani janë larguar Arben Beqiri, Ersen Asani, Argjend Mustafa, Mërgim Pefqeli, Blerand Kurtishaj dhe Adeleke Akinyemi.