ZYRTARE

Progni transferohet në Azerbejxhan
23 June, 2016 @15:31
Futbollisti i deritashëm i kampionit të Shqipërisë, Skënderbeut, Gerhard Progni, është transferuar në Azerbejxhan.
29 vjeçari sot ka nënshkruar kontratë dy vjecare me skuadrën nënkampione të Azerbejxhanit, Zira.
Progni në stinorin e fundit ka shënuar 5 gola me Skënderbeun në Kategorinë Superiore.