ZYRTARE

Griezmann mbetet në Madrid
23 June, 2016 @12:55
I shumëpërfoluri për një kalim në Premier League, Antoine Griezmann, ka vendosur ta largojë emrin e tij nga spekulimet e mediave ende pa përfunduar EURO2016.
Me një komunikim në faqen zyrtare, klubi i Atletico Madridit ka njoftuar që sulmuesi francez ka nënshkruar kontratë të re 5-vjeçare, e cila e mban atë me skuadrën e Atleticos deri në vitin 2021.
Griezmann, i cili ishte golashënuesi më i mirë i Atleticos në 2 sezonet e para, menjëherë pas ardhjes nga Real Sociedadi në vitin 2014, u shpreh i lumtur për kontratën e re, duke thënë që do të vazhdojë të punojë shumë për skuadrën e Diego Simeones.