PAS EURO2016

Kombëtarja mbërrin sot në Tiranë
23 June, 2016 @12:05
Pas rezultateve që shkuan në “dëm” të Kombëtares Shqiptare ditën e djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit ka komunikuar publikun me lajmin që sot (23 qershor), Kombëtarja do të mbërrijë në Tiranë.
Kombëtarja do të largohet nga Perros Guirec dhe do të niset për në aeroportin e Lanionit. Nga ky aeroport Kombëtarja do të udhëtojë drejt Rinasit, pjesa periferike e Tiranës ku ndodhet aeroporti.
Nga aeroporti i Rinasit delegacioni i kombëtares fillimisht do të ndalet në Bashkinë e Tiranës e më pas skuadra do të shkojë në Ministrinë e Jashtme dhe pastaj do të pritet në Kryeministri. Në orën 19.00 skuadra do të dalë në Fanzonën e kryeqytetit në sheshin “Nënë Tereza”, për t’u përshëndetur me tifozët.