BASTET
Franca e Gjermania, mbeten favorite
23 June, 2016 @0:49
Pasi që u kompletuan të 16 skuadrat pjesëmarrëse në të tetën e finales së Kampionatit Europian, bastoret britanike kanë rivendosur kuotat për skuadrat e kualifikuara lidhur me mundësinë e tyre për të kapur titullin e kampionit të Europës.
Sidoqoftë, ndryshime të mëdha nuk ka dhe Franca e Gjermania mbeten ekipet kryesore në luftë për titull me koeficient për të triumfuar 5, dhe pas tyre vjen Belgjika me 6.5 e Spanja me 7. Anglia me koeficient 9 dhe Kroacia me 10 kryejnë gjashtëshen kryesore në luftë për trofe.