GRUPI E
Irlanda mposht Italinë dhe siguron kualifikimin
22 June, 2016 @23:47
Irlanda e drejtuar nga Martin O’Neal i ka shkaktuar humbjen e parë Italisë në EURO2016 dhe ka siguruar të tetën e finales.
Golin e vetëm dhe vendimtar në ndeshje e shënoi Robert Brady, 5 minuta para fundit të takimit.
Italia gjithsesi, nuk lëviz nga vendi i parë i grupit, ndërsa Irlanda siguroi kalimin tutje nga vendi i tretë dhe përballë do të ketë Francën organizatore në të tetën e finales.