ZYRTARE

Vardy refuzon Arsenalin, vazhdon kontratën me Leicesterin
23 June, 2016 @12:47
U mendua se marrëveshja për transferimin e tij tek Arsenali ishte punë e kryer, mirëpo siç duket Jamie Vardy i ka përdorur mediat vetëm që të fitojë një kontratë të re dhe më fitimprurëse tek Leicester City.
Përmes një komunikate zyrtare, kampioni i Anglisë ka njoftuar publikun që sulmuesi Jamie Vardy ka nënshkruar kontratë të re dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Ranierit edhe për 4 vite tjera.
Ky lajm befasoi të gjithë në Angli, por pas asaj që ndodhi sezonin e kaluar, befasitë nga skuadra e Leicesterit nuk janë më risi.