KOMBËTARJA

Kuqezinjtë kthehen në atdhe
23 June, 2016 @16:08
Ekipi kombëtar shqiptar është kthyer në atdhe pas aventurës së parë historike në një turne të madh, siç është Kampionati Europian.
Kuqezinjtë kanë ateruar në aeroportin e Rinasit, ku janë pritur nga kryeministri i vendit, ndërsa më pas janë nisur me autobus të hapur festiv drejt qytetit, për t’iu bashkangjitur pritjes madhështore që është organizuar në kryeqytetin shqiptar.