DE BIASI
Ukraina e kërkon De Biasin
24 June, 2016 @10:52
E përditshmja sportive italiane, La Gazzetta dello Sport, ka bërë të ditur se përfaqësuesja e Ukrainës, e cila u eliminua nga EURO 2016 në fazën grupore, ka shprehur interesim për përzgjedhësin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.
Ukraina tashmë është pa trajner, pas dorëheqjes së trajnerit Mykhailo Fomenko, për shkak të rezultateve të dobëta.
Megjithatë, nga deklaratat e De Biasit dje, derisa ishte në Tiranë duke u pritur solemnisht së bashku me gjithë ekipin kombëtar, u bë e ditur qartë se ai nuk do të largohet nga stoli i kuqezinjëve.
De Biasi ka kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në dhjetor të vitit 2017, të cilën që të dy palët kanë shprehur gatishmëri për ta respektuar.