ÇMIMI
Sadiku qytetar nderi në Elbasan
24 June, 2016 @17:48
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është shpallur qytetar nderi i Elbasanit, pas paraqitjeve të mira në Kampionatin Europian me Shqipërinë.
Sadiku është i lindur në Elbasan dhe më parë edhe ka luajtur për skuadrën e Elbasanit.
Ai është golashënuesi i golit të vetëm të Shqipërisë në EURO 2016.