FITORE E BESIKTASIT

Fotot: BJK
Rashica shënon golin e parë për trajnerin e ri në fitore
9 January, 2024 @19:59
Ditë më parë Besiktasi emëroi trajnerin e ri të ekipit. Ndërsa ylli i Kosovës Milot Rashica ka shënuar golin e parë për trajnerin e ri. Besiktas fitoi 0-4 ndaj Rizesporit ku luan Altin Zeqiri, ndërsa Fernando Santos ish-selektor i Portugalisë dhe Polonisë ka marrë tre pikë në ndeshjen e parë të tij si trajner i bardhezinjëve nga Stambolli.
Rashica luajti deri në minutën e 73 të ndeshjes, ndërsa kishte edhe një rast tepër të mirë, pasi që dribloi dy mbrojtës të kundërshtarit, por s’qëlloi portën e vendasve. Me fitore, Besiktas del mbi Rizesporin në renditje duke arritur te kuota e 32 pikëve, në vend të katërt.
Milot Rashica with a rocket!
— Kosovar Football(@kosovarfootball) January 9, 2024
His third goal of the season for Beşiktaş!
pic.twitter.com/GvU5MShuJf