EDHE NJË GOL I MILOTIT

Milot Rashica në akcion/ Foto: vitesse official
Rashica shpëton Vitessen
13 December, 2015 @18:45
Milot Rashica ka shënuar edhe golin e radhës të tij me Vitessen në elitën e futbollit holandez. Ekipi i tij ka qenë në disavantazh ndaj Heraclesit, por Rashica përmes një depërtimi ka parë veten para portierit kundërshtar dhe me një goditje të bukur ka futur topin në rrjetën e kundërshtarit për të barazuar rezultatin në 1-1.
Ky ka qenë goli i katërt për Rashicën me Vitessen në kampionatin holandez, ndërsa ekipi është në pozitën e gjashtë të klasifikimit me 25 pikë.