AS HIJA E LOJTARIT

Januzaj, s’kthehet te United
13 December, 2015 @17:38
Adnan Januzaj, që nisi karrierën e tij te ekipi senior i Manchester Unitedit bujshëm në kohën e David Moyesit, tashmë nuk është as hija e atij lojtari.
Së fundi, ai ka qenë pjesë e Borussia Dortmundit në humbje ndaj PAOK-ut në Europa League, ku luajti 90 minuta hë humbje, ndërsa në pyetjen e Daily Mirrorit se a mendon të kthehet te Manchester United, ai ka thënë që nuk e dinë këtë gjë.
“Nuk e di,” ka thënë fillimisht Januzaj.
“Më duhet të luaj edhe më shumë për të kthyer formën time të dikurshme. Unë i kam treguar cilësitë e mija në Manchester United, por tashmë thjesht më duhet minutazhë më e madhe,” ka shtuar ai.
Januzaj 20 vjeç nuk ka lënë ndonjë mbresë prej se ka kaluar te Borussia Dortmund, ndërsa që nga nëntori i këtij viti nuk po ftohet as nga përfaqësuesja e Belgjikës që po drejtohet nga Marc ëilmots, trajner ky që ia kishte dhënë mundësinë të paraqitet në Kampionatin Botëror “Brazili 2014”,