3 PIKË PËR "GUNNERS"

Arsenali merr kreun
13 December, 2015 @15:56
Pesë gola dhe dy fitore shumë të rëndësishme. Kështu e mbyll këtë javë Arsene Wenger dhe skuadra e tij.
Pas fitores në Greqi, londinezët mposhtën Aston Villën në Villa Park me rezultat 0-2.
Goli i parë u shënua nga Olivier Giroud nga pika e bardhë, penallti e cila u fitua nga Theo Walcott. Golin e sigurisë e shënoi Aaron Ramsey, pas asistimit të Mesut Ozil, i cili vazhdoi formën e shkëlqyeshme që po e kalon këtë sezon.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Kjo fitore e ngjit Arsenalin në majën e tabelës, të paktën deri nesër në mbrëmje.