Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Rashica s’luan, Werderi edhe më afër Bundesligës 2

Rashica s’luan, Werderi edhe më afër Bundesligës 2


20 June, 2020 @17:34

Asnjë minutë për Milot Rashicën në humbjen që Werderi sot e pësoi me rezultat 3-1 në udhëtim te Mainzi.

Vushtrriasi ishte në bankën rezervë, por nuk u inkuadrua për asnjë minutë, ndërkohë që Werderi sot bëri edhe një hap drejt Bundesligës 2, kur jemi një xhiro para përfundimit të sezonit në Bundesligë.

Në xhiron e fundit, Werderi hyn pa gjasa për të shpëtuar direkt, mirëpo mundësi, ndonëse e vështirë, është arritja e pozitës 16, e cila dërgon në barazh.

Që Werderi ta sigurojë pozitën e barazhit, duhet ta mposhtë Kölnin në xhiron e fundit dhe të shpresojë që Fortuna Düsseldorfi i Valon Berishës (aktualisht në vendin e 16) të mposhtet nga Union

Berlini. Në këtë mënyrë Werderi e Düsseldorfi do të kishin pikë të barabarta, e më lart do të renditej skuadra me golaverazhin më të mirë.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga