Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Rashkaj tregon stërvitjet me ekipin në kohë pandemie

Rashkaj tregon stërvitjet me ekipin në kohë pandemie


17 April, 2020 @0:07

Futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Anel Rashkaj, në një intervistë për gazetën Zëri ka bërë të ditur se si po e kalon pandeminë dhe si po shkojnë zhvillimet në ekipin e tij.

Rashkaj ka treguar se po kalon mirë në qytetin e tij dhe se problemet me pandeminë po parandalohen gradualisht.

Kurse sa i përket stërvitjeve me skuadrën e tij ai ka thënë:

“Për momentin jemi duket stërvitur me ekipin me grupe-grupe me 5 lojtarë në një grup sipas rekomandimeve të shtetit.”

Rashkaj këtë vit nënshkroi me skuadrën SJK Seinajoki, ndërsa ka shtuar se mezi pret ditën kur do të rikthehet në përballjet me Kosovën që sjellin emocion të veçantë.

Kujtojmë, Rashkaj ka qenë kapiteni i parë i Kosovës në përballjen historike pas lejes për ndeshje ndërkombëtare nga FIFA, ndaj Haitit në “Adem Jashari” të Mitrovicës.


 
Të gjitha lajmet nga