Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID - LIVERPOOL

Real Madrid - Liverpool, rezultatet e përballjeve përgjatë historisë

Real Madrid - Liverpool, rezultatet e përballjeve përgjatë historisë


6 April, 2021 @11:14

Dy prej skuadrave më të trofeshme në histori të Champions Leagues, sonte përballen mes vete në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të kësaj gare.

Me fillim nga ora 21:00, Real Madrid e pret në shtëpi Liverpoolin, në një takim që vë përballë dy finalistët e vitit 2018 të Champions Leagues.

Ajo finale u fitua 3-1 nga Real Madridi, kurse para asaj finale, këto skuadra mes tyre ishin takuar edhe 5 herë të tjera në ndeshjet zyrtare.

Ndeshjet e zhvilluara mes Real Madridit dhe Liverpoolit gjatë historisë:

26 maj 2018: Real Madrid 3-1 Liverpool (Champions League)
4 nëntor 2014: Real Madrid 1-0 Liverpool (Champions League)
22 tetor 2014: Liverpool 0-3 Real Madrid (Champions League)
10 mars 2009: Liverpool 4-0 Real Madrid (Champions League)
25 shkurt 2009: Real Madrid 0-1 Liverpool (Champions League)
27 maj 1981: Liverpool 1-0 Real Madrid (Champions League)

Siç shihet, në 6 ndeshjet mes tyre, secila skuadër i ka nga 3 fitore. Ky bilanc mes tyre do të ndryshojë pas dy ndeshjeve mes tyre në këtë sezon të Champions Leagues.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League