Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID - SHAKHTAR

Reali mposhtë Shakhtarin, klubi i parë me 1000 gola!

Foto: Squawka

Reali mposhtë Shakhtarin, klubi i parë me 1000 gola!


3 November, 2021 @20:35

Në ndeshjen e xhiros së katërt në Grupin D, Real Madridi ka shënuar fitore 2-1 ndaj Shakhtarit ukrainas në shtëpi.

Karim Benzema, i asistuar nga Vinicius Junior në të dyja rastet, shënoi dy herë për Realin sonte, ndërkohë që për Shakhtarin goli i vetëm u shënua nga Fernando në minutën e 39’.

Golat e shënuara sonte nga Benzema bënë që Reali ta arrijë shifrën e 1001 golave të shënuara në Champions League, shifër kjo e jashtëzakonshme që nuk e ka arritur asnjë klub deri më tash.

Në aspektin personal, Benzema tashmë ka arritur shifrën e 75 golave në Champions League.

Pas 4 ndeshjeve të luajtura, Real Madridi ka 9 pikë dhe i prin Grupit D. Ndërkohë, para ndeshjes së sontme mes Sheriffit moldav dhe Interit, Sheriff Tiraspoli ka 6 pikë, Interi ka 4, kurse Shakhtari mbetet me 1.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League