INFORMATORI I FUNDIT I GJYSMËFINALES
Referët e Ylli-Prishtina, dënohen me mosdelegim
8 May, 2018 @11:50
Treshja e referëve të ndeshjes së fundit të serisë gjysmëfinale ndërmjet Yllit dhe Prishtinës, Daut Mehmeti (kryesor), Dardan Maxhuni (gjyqtar I) dhe Ngadhnjim Shabani (gjyqtar II) - janë dënuar me një ndeshje mosdelegim nga FBK sipas Nenit 54.9.
Njoftimin e ka bërë të ditur FBK në Informatorin e fundit, për ndeshjet gjysëmfinale të serisë, ndërsa Neni 54.9 thotë: “Ndarja jo e mirë e drejtësisë sipas raportit të kontrollorit të ndeshjes apo pas shikimit të video xhirimit të ndeshjes” - që dënohet me një deri në dy ndeshje mosdelegim.
Prishtina kishte fituar këtë ndeshje dhe duke e bërë serinë 3-0 u kualifikua në finale të Play-Offit, ku tash kërkon mbrojtjen e titullit kampion ndaj Bashkimit.
Ndërkaq, në Vendim janë regjistruar edhe gjoba në të holla për Yllin, që në total për arsye të ndryshme kapin shumën prej 450 eurove, ku janë cekur hudhjet e shisheve në fushë të lojës, ofendimet drejt FBK-së, kryetarit, etj.