PLAYOUT FIGHT
Prishtina e Re mbetet në Ligë të Parë
7 May, 2018 @15:25
Prishtina e Re përkundër humbjes në ndeshjen e dytë të barazhit, me rezultatin e mirë nga ndeshja e parë, ka siguruar edhe për një stinor Ligën e Parë të basketbollit.
Basketbollistët e Don Boskos, të drejtuar nga Valentin Spaqi, kanë shënuar fitore në ndeshjen e dytë të vlefshëm për PlayOut, 71-69, që ka qenë pamjaftueshëm për t’i nxjerrë ata në Ligë të Parë.
Prishtina e Re kishte epërsi nga ndeshja e parë prej 10 pikëve, 74-64, dhe kjo u ka siguruar atyre stinorin në Ligë të Parë.
Ndërsa ekipi i Don Boskos, edhe stinorin tjetër do të jetë pjesë e Ligës së Dytë të Kosovës në basketboll.