PËRCAKTOHEN REFERËT

Referi i njohur holandez, kryesor në ndeshjen Kosova-Rumania
14 June, 2023 @14:29
Tani më janë përcaktuar edhe arbitrat e ndeshjes së tretë kualifikuese për Kosovën në rrugëtimin kualifikues drejt EURO 2024. Sipas faqes zyrtare të UEFA-së, përballjen e Kosovës, të cilën Dardanët e luajnë si nikoqirë ndaj Rumanisë më 16 qershor, do të drejtohet nga grupi i referëve holandez.
Ndeshja Kosovë-Rumani luhet të premten më 16 qershor 2023 me fillim prej orës 20:45 në Fadil Vokrri të Prishtinës.
TABELA dhe ORARI I NDESHJEVE drejt EURO2024
Refer kryesor i ndeshjes do të jetë Danny Makkelie, ndërsa ndihmës të parë të tij janë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries. Gjyqtar i katërt është Sander Van Der Eijk, ndërsa në VAR është Clay Ruperti e aVAR Edwëin Van De Graaf. Makkelie ka ndarë drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës ndërmjet Sevillës dhe Interit, të cilën e kishin fituar spanjollët në vitin 2020, duke fituar ndeshjen 3-2.
Kosova, pas dy ndeshjeve të para në ciklin kualiifkues për EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani ka marrë dy pikë, duke barazuar ndaj Izraelit dhe Andorrës në shtëpi, në këtë të fundit që u cilësua ndër befasitë më të mëdha deri tash, ndërsa u pa me mjaft kritika te opinioni ynë.
Gjatë qershorit, Kosova do të ketë dy duele te të cilat pret të arrijë fitoren e parë në rrugëtim për EURO 2024. Dardanët presin Rumaninë më 16 qershor në Prishtinë, para se të udhëtojnë për në ndeshje ndaj Bjellorusisë në Hungari, ku do të zhvillohet ndeshja.◼️