VENDIMI I KOMISIONIT
Refuzohet ankesa e Drenicës
23 November, 2016 @13:50
Komisioni i Garave (KG) të Superligës së Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e KF Drenica lidhur me mosmundësinë e paraqitjes së futbollistit të KF Gjilani, Leotrim Bekteshi.
Drenica u ankua se lojtari nuk kishte të drejtë loje në takimin Drenica-Gjilani, pasi që lojtari në fjalë kishte 5 kartonë të verdhë.
Mirëpo, pas shqyrtimit të të gjitha materialeve dhe protokolleve të ndeshjeve, KG ka konstatuar se lojtari në fjalë ka 4 kartonë të verdhë dhe ka pasur të drejtë loje.
Bekteshi u ndëshkua në ndeshjen Drenica - Gjilani me kartonin e pestë të verdhë në vijim të garave dhe nuk do të ketë të drejtë loje në duelin e radhës të Superligës, kur Gjilani pret Prishtinën.