MEDIA

Edy Reja gjatë konferencës për shtyp para ndeshjeve vendimtare të kuqezinjëve/ Foto: FSHF
Reja do të ndërrojë rreshitimin, në sulm për fitore
23 September, 2022 @14:06
Për shkak të rëndësisë së madhe të ndeshjes dhe nevojës së Shqipërisë për fitore, pasi që është i vetmi opsion për të shpresuar në krye të renditjes, Edoardo Reja pritet të ndërrojë formacionin e zakonshëm 3-5-2 të kuqezinjëve në duelin e nesërm ndaj Izraelit.
Përballja zhvillohet nesër në mbrëmje, 24 shtator, me fillim prej orës 20:45 në Bloomfield të Tel Avivit. Shqipërisë i nevojitet fitorja për të marrë shpresuar që të fitojë grupin, pasi që ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Islandës në shtëpi, më 27 shtator.
Kështu, sipas mediave tiranase që po përcjellin nga afër stërvitjet e kombëtares dhe planet e Rejës sipas lojtarëve në dispozicion pritet që tekniku italian të mos përdorë më formacionin 3-5-2 por të dalë në 4-3-1-2.
TABELA, REZULTATET dhe ORARI I NDESHJEVE
Sipas kësaj, Panorama Sport, ka bërë të ditur se rreshtimi 4-3-1-2 në këtë ndeshje do të jetë plotësisht ofanziv, pasi që kuqezinjëve nuk i konvenon asnjë rezultat tjetër pos fitores ndaj izraelitëve.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË (4-3-1-2):
Portier: Etrit Berisha;
Mbrojtës: Ardian Ismajli, Fred Veseli, Ivan Balliu, Elseid Hysaj;
Mesfushorë: Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Kristjan Asllani;
Mesfushor ofanziv: Nedim Bajrami;
Sulmues: Armando Broja, Sokol Cikalleshi.